Angli-Argjentinë/ Statistikat e përballjeve direkte
Anglia dhe Argjentina do të përballen mbrëmjen e sotme në Atlanta për herë të gjashtë në historinë e Kupës së Botës, në një gjysmëfinale që premton emocione të mëdha.
Dy kombëtaret kanë ndërtuar një nga rivalitetet më të zjarrta të futbollit botëror, me ndeshje që kanë mbetur të paharrueshme.
Përballja e parë mes tyre në Botëror u zhvillua në vitin 1962, ku Anglia fitoi 3-1, ndërsa katër vite më vonë triumfoi sërish 1-0 në çerekfinale, në rrugën drejt titullit të vetëm botëror.
Momenti më i famshëm i këtij rivaliteti erdhi në Meksikë 1986, kur Diego Maradona shënoi golin legjendar me dorë, të njohur si "Dora e Zotit", përpara se të realizonte edhe një nga golat më të bukur në historinë e futbollit, duke i dhënë Argjentinës fitoren 2-1.
Në Botërorin e Francës 1998, Argjentina eliminoi Anglinë me penallti pas barazimit 2-2, në një ndeshje që u kujtua edhe për kartonin e kuq të David Beckham.
Katër vite më vonë, në Kore/Japoni 2002, ishte pikërisht Beckham ai që u hakmor, duke shënuar nga pika e bardhë golin e fitores 1-0.
Tashmë, historia shkruan një kapitull të ri. Me Jude Bellingham në njërën anë dhe Lionel Messi në tjetrën, Anglia dhe Argjentina do të luftojnë për një biletë drejt finales së Kupës së Botës 2026, në një duel që pritet të mbajë të gozhduar gjithë botën para ekranit.