SYRI TV/ SPAK regjistron kallëzimin e Kalasë për 'Bankers', Kalaja: Balluku e Denaj, dëm 123 mln euro shtetit

SPAK ka regjistruar tjetër procedim penal për Belinda Ballukun, pas kallëzimit që bëri juristja Adriana Kalaja. Kjo e fundit dha dëshmi si kallëzuese këtë të mërkurë në prokurori, ku deklaroi pas daljes se procedimi i është bashkuar dosjes së parë të Bankers. Kujtojmë se afera 123 milion euroshe me firmë të Belinda Ballukut dhe Anila Denajt u denoncua ekskluzivisht nga emisioni investigativ “Plug” në Syri Televizion. Kalaja ngriti dyshime me pretendimin se SPAK po amniston Ballukun për akuzën që ka ngritur prej kohësh për tunelin e Llogarasë, pasi ndonëse ka përfunduar koha e hetimeve sipas saj, ende dosja nuk është zbritur në gjykatës

SYRI TV

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar kallëzim tjetër penal ndaj ish-ministreve Belinda Balluku dhe Anila Denaj e disa zyrtarëve trë lartë shtetërorë për çështjen ‘Bankers Petrolum”, pas kallëzimit të bërë nga juristja Adriana Kalaja. Kjo e fundit u paraqit këtë të mërkurë në SPAK ku dha deklarime për trreth 40 minuta, teksa bëri me dije se kallëzimi I saj I është bashkëngjitur procedimit tjetër penal, i cili vitin e kaluar çoi edhe në arrestimin e disa personave.

Kujtojmë emisioni investigativ “Plug” në Syri Televizion se eksluzivisht denoncoi ekskluzivisht faktin se si me firmë të Belinda Ballukut dhe Anila Denajt, Bankers Petroleum i janë falur rreth 123 milionë euro taksa si detyrim që duhet t`ia paguante shtetit për akcizën. Ministret e Edi Ramës, në shkelje flagrante të ligjit, mbrojtën Bankers Petroleum teksa ato injoruan ligjin, zyrtarët e tatimeve dhe doganave, të cilët konstatuan që në vitin 2012 skemat e mashtrimit të kompanisë Bankers Petroleum. Në daljen e saj para SPAK, Kalaja ngriti disa pikëpyetje për një tjetër çështje që ka të bëjë me Belinda Ballukun, të pandehur për shkelje barazie në tendera për tunelin e llogarasë. Kalaja ngriti dyshime mbi hezitimin e SPAK për të çuar dosjen në Gjykatë ndonëse prej prillit të këtij viti kanë përfunduar afatet hetimore

Ndonëse pati disa masa sigurie për çështjen e Bankers përfshirë ceon kinez dhe isgh-drejtorin, asnjë person aktualisht nuk ndodhet prapa hekurave teksa SPAK është duke I vijuar hetimet.