Videoja u kthye menjëherë në një fenomen viral, duke grumbulluar mbi gjashtë milionë pëlqime. Anastasia e përshkruan suksesin si “një ëndërr” dhe thotë se imitimi i Haaland-it i vjen krejt natyrshëm.

“Mendoj se jam shumë e mirë në ta imituar, sidomos sepse nuk më duhet të përpiqem shumë”, tha ajo me humor.

Modelja shpreson që një ditë vetë Erling Haaland ta shohë videon dhe, siç thotë ajo, “ndoshta edhe të qeshë me të”.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/July/15/auto_Screenshot_2026-07-15_1500511784120457.png", "width": 900, "height": 600 } }

Modelja ruse bëhet virale falë ngjashmërisë me Haaland-in: Është si një ëndërr

Botërori 2026 nuk po sjell vetëm histori nga fusha e lojës, por edhe fenomene të pazakonta në rrjetet sociale. Modelja ruse, Anastasia Kostromitina, 24 vjeçe, është bërë virale për shkak të ngjashmërisë së habitshme me sulmuesin norvegjez të Manchester City-t, Erling Haaland.

Balli i gjerë, hunda karakteristike, buzët e plota, sytë blu dhe flokët biondë kanë bërë që shumë përdorues të internetit ta krahasojnë me ‘yllin’ norvegjez. Vetë Anastasia pranon se në fillim nuk e besonte këtë krahasim.

“Nuk e kuptoja si mund t’i ngjaja një burri, aq më tepër një futbollisti”, u shpreh ajo, duke treguar se miqtë dhe familjarët e kishin ngacmuar prej katër vitesh për këtë ngjashmëri.

Megjithatë, ishte vetëm gjatë Botërorit 2026, kur Haaland u bë një nga protagonistët kryesorë të turneut, që modelja vendosi ta shfrytëzonte këtë ngjashmëri në rrjetet sociale. Më 5 korrik ajo publikoi në Instagram një video ku imiton buzëqeshjen, shikimin dhe mimikat karakteristike të sulmuesit norvegjez.

View this post on Instagram

A post shared by Mothership (@mothershipsg)