Devoll/ Gjendet i pajetë në banesë një 57-vjeçar, dyshohet se i dha fund jetës
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Bitinckë, në Devoll, ku një 57-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Sipas të dhënave paraprake, viktima, i cili i përkiste komunitetit rom, jetonte i vetëm. Ka qenë motra e tij ajo që e ka gjetur pa shenja jete dhe ka njoftuar menjëherë Policinë.
Nga informacionet paraprake dyshohet se 57-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte në trajtim me medikamente.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Trupi i pajetë do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.