VIDEO/ Policia bashkiake e Lushnjës kap ‘armikun’, ‘sulmon’ shitësit e shalqirit – U kërkohen faturat
Në një video që ka mbërritur në redaksinë e Syrit shikohen këtë mëngjes policët bashkiake te Lushnjës në aksion.
Sipas burimit që na ka dërguar videon, punonjësit e policisë Bashkiake në Lushnjë kanë filluar aksion mëngjesin e sotëm, duke kërkuar dokumente tatimore dhe leje për ushtrimin e aktivitetit tregtar të shitjes së shalqirit.