'Deklaratë shoviniste nga Serbia, heshtje nga Tirana', Saiti: Shqipëria duhej të mbante qëndrim më të fortë
I ftuar në një intervistë në studion e “Kafe Shqeto”, në Syri Tv, gazetari Gazmend Saiti komentoi deklaratat e ministres serbe, duke u shprehur se ato lidhen me një qëndrim të krijuar nga zhvillimi dhe ngritja e Kosovës në planin politik dhe ekonomik.
Saiti kritikoi edhe reagimin e Shqipërisë zyrtare, duke thënë se deklarata e ministrit të Jashtëm shqiptar nuk ishte në nivelin e duhur dhe se duhej një qëndrim më i fortë institucional.
Fjala e tij:
Me aq sa e kam parë unë në mediat serbe, ka pasur edhe një reagim nga ana e qeverisë studentore, që e kanë cilësuar si shoviniste deklaratën e ministres.
Më e pakta. Më e pakta, domethënë, kjo ka qenë lëvizje. Megjithatë, kjo ministre ka qenë dikur edhe përfaqësuese e zyrës së Serbisë për Kosovën për pjesën e Gjakovës dhe të Deçanit.
Dhe natyrisht, domethënë, kjo ka mbledhur gjithë atë mllefin e saj, duke parë, domethënë, të gjitha veprimet, zhvillimet e Kosovës dhe ngritjen e Kosovës, qoftë ekonomikisht, qoftë politikisht. Dhe natyrisht e ka krijuar këtë urrejtje dhe, nga baza e kësaj urrejtjeje, nxjerr këto deklarata që ajo ministre artikulon.
Natyrisht, kjo pjesë pastaj e mosreagimit të Shqipërisë zyrtare, me një deklaratë siç ishte ajo e ministrit të jashtëm të Shqipërisë, që për mua normalisht m'u duk më shumë si një deklaratë e një njeriu të sterilizuar në tru dhe shterpë në deklarim, sesa të një përfaqësuesi shtetëror si Shqipëria, që duhet të ngrinte të gjithë parlamentin në këmbë, për të bërë një deklaratë ndoshta shumë më të rëndë sesa ajo klisheja që ai tha kundrejt, kundrejt kësaj ministre serbe.