Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur
Një sulm rus në portin ukrainas të Odessa- s në Detin e Zi ka vrarë të paktën tre persona , tha një zyrtar lokal të mërkurën.
Serhiy Lysak, kreu i komandës ushtarake të qytetit, tha në Telegram dhe Facebook se tre persona të tjerë u shtruan në spital pas sulmit. Ai shtoi se gjendja e tyre nuk përbënte shkak për shqetësim.
Lisak tha se ndërtesat e banimit u dëmtuan në sulm, pa dhënë detaje shtesë.
Rusia ka intensifikuar ditët e fundit sulmet ndaj porteve ukrainase të Detit të Zi në rajonin e madh të Odessa-s, të cilat janë jetësore për tregtinë e jashtme dhe ekonominë e vendit në kohë lufte.
Guvernatori rajonal Oleh Kiper tha të martën se dy persona u vranë në një sulm me dron gjatë natës në objektet portuale në rajon. Një anije civile që mbante flamurin e Ishujve Marshall u dëmtua në sulm, tha ai.
Sulmi i ri rus i sotëm vjen dy ditë pas një tjetër në Odessa, kur rusët goditën një park automjetesh dhe një sanatorium. Pesë persona u plagosën: një vajzë pesëvjeçare dhe katër burra. Dy prej tyre u plagosën menjëherë në territorin e kompanisë së automjeteve motorike dhe të tjerët në sanatorium.
Footage showing the moment of a Russian Kh-59/69 cruise missile strike on a target in Odesa last night.
3-4 missiles targeted the the Prymorskyi District of Odesa in total, striking just south of the city centre. Unlike attacks in previous days, no air defence missiles were… pic.twitter.com/OGrAU3x2UK