Parashikimi i motit për sot, temperaturat shkojnë deri në 38 gradë
Ditën e mërkurë vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore në veri e lindje priten vranësira të pakta hera – herës deri mesatare por kalimtare.
Ndërkohë reshje të dobëta shiu në formë pikash pritet që të ketë në veri e verilindje.
Në relievet e larta malore në zonën e Alpeve dhe verilindje në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave të izoluara, ndërsa pjesa tjetër e vendit pa reshje.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Si do jene temperaturat: