Aksident në Vlorë, humb jetën 80-vjeçarja
Një aksident ka ndodhur në qendër të fshatit Vranisht në Vlorë ku një 59-vjeçar ka shtypur me makinë një 80-vjeçare. Si pasojë, e moshuara ka humbur jetën.
Ky është aksidenti i dytë me vdekje për ditën e sotme. Vetëm disa orë më parë, dy persona humbën jetën në Cërrik, një mësues 63-vjeçar dhe një 22-vjeçar.
Njoftimi i policisë/ Vlorë
Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, në qendër të fshatit Vranisht, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Th. Sh., rreth 80 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.