Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë, protestuesit paralajmërojnë vijimin e mobilizimit: Nesër më shumë!

Ka përfunduar protesta e 45-të radhazi e qytetarëve para godinës së Kryeministrisë, ku u kërkua dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.

Pas disa orësh protestë dhe marshimit në rrugët kryesore të Tiranës, protestuesit u rikthyen përpara Kryeministrisë, ku përsëritën thirrjet kundër kreut të qeverisë.

Gjatë mbylljes së tubimit u dëgjuan slogane si: “Rama jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!”.

Në përfundim të protestës, organizatorët njoftuan se mobilizimi do të vijojë edhe nesër, duke e mbyllur tubimin me thirrjen: “Nesër më shumë!”.