VIDEO/ Haçkaj nga protesta: Rama ka rënë moralisht, tani duhet të bjerë edhe realisht

Aktivisti i diasporës, Florian Haçkaj, ishte i ftuar në emisionin 'A Show' me Adi Krastën në SYRI TV, ku komentoi protestat qytetare dhe angazhimin e diasporës në mbështetje të tyre.

Haçkaj theksoi se protesta duhet të vazhdojë me vendosmëri, pavarësisht përpjekjeve për ta minimizuar pjesëmarrjen.

Sipas tij, fokusi nuk duhet të jetë tek numri i protestuesve, por tek fakti se protestat kanë hyrë në ditën e 45-të, një situatë e paprecedentë në historinë e Shqipërisë.

Duke sjellë në vëmendje përvojën e tij në Zvicër, ai tregoi se ka bashkëorganizuar protesta në Zyrih, Bern dhe qytete të tjera, duke nënvizuar se numri i pjesëmarrësve nuk duhet të jetë arsye për demotivim. Aktivisti i diasporës akuzoi gjithashtu drejtuesit e mazhorancës se janë shkëputur nga realiteti i qytetarëve dhe se mbajnë pushtetin vetëm për interesa personale.

‘Unë jam i bindur që duhet të vazhdojmë të qëndrojmë fort, të gjithë sa mundemi, kudo që mundemi. Dhe kryeministri ka rënë moralisht, por duhet të bjerë edhe realisht, që të arrijmë atë që duam. Por Adi, e rëndësishme është sepse njerëz, po shoh njerëz që mundohen ta ulin protestën, ‘tha, kishte më pak njerëz sot, më pak dje’.

E para, nëse ka më pak, duhet të vijnë dhe ta mbushin sheshin. Por ne nëse fokusohemi tek numri 45, sot është dita e 45, Shqipëria nuk ka parë ndonjëherë protesta kaq të gjata, dhe për këtë duhet të jemi shumë krenarë, dhe duhet t'i shohim anën pozitive kësaj.

Është vrarë frika! Sot sheh njerëz, pleq, të rinj, fëmijë që dalin këtu me prindërit e tyre dhe nuk kanë më frikë nga asnjë gjë.

Unë mendoj që po. Unë mund të jap shembullin e asaj që kam përjetuar përveç kënaqësisë këtu në shesh, kryesisht kam qenë në Zyrih, në Bern, në vende të tjera në Zvicër, duke bashkëorganizuar protesta.

Adi, ditën e parë erdhën 300 veta, me një thirrje nga sot nesër. Mbas një jave që ishte shumë vapë, me një thirrje me një reklamë të madhe erdhën vetëm 40 veta. Ne prapë duhet të jemi të kënaqur, nuk duhet të demotivohemi.

Sikur dhe një person të vazhdojë, të qëndrojë dhe të dalë kundra kësaj keqqeverisjeje, në mbështetje të qytetarëve dhe të nevojave të tyre dhe të ngrejë zërin ndaj padrejtësisë, ne duhet të jemi shumë të lumtur.

Edhe një herë, thirrja është për ata që na shikojnë, të çohen nga kolltukët dhe ata që kanë dalë ditët e para, që i falenderoj shumë, mos të bëhen pesimistë duke parë numrat në rënie, por të dalin vetë sepse unë isha sot këtu, më beso, kishte më shumë se pardje dhe se dje.

Po shpesh herë janë zbrazur, e thërrasin këtu me emër në shesh, ka ca këngë për të, Taulant Ballën po ashtu. Dhe në fakt ato janë delet e një pushteti që e ka kapur me dhëmbë shtetin, por që nuk do ta ketë gjatë.

Dhe më lejo të të kujtoj, para rënies së diktaturës, çdo gjë dukej shumë e fortë, pushteti i tyre me ato antimitigjet që krijonte, dukej sikur ishte shumë i fortë dhe në fund e pamë kur u ngritën njerëzit se si ra.

Dhe se si ushduk fatkeqësisht, nuk u zhduk ashtu siç duhet. Prandaj sot jemi këtu dhe luftojmë kundra sistemit, jo vetëm kundra qeverisë. Është një sistem që nuk përfaqëson qytetarët, është një sistem ku deputetët janë të çdo cepi të Shqipërisë për të gjithë, jetojnë në Tiranë, pra asnjë nga këta nuk i di hallet e shqiptarëve, hallet e zonave ku jetojnë, dhe prandaj e kanë krisur lart e poshtë, mbajnë atë rrogën fort duke iu lëpirë kryeministrit.

Më lejo të të kujtoj edhe videon ndaj meje që kryeministri nxori. Minimumi 9 drejtues të lartë të Partisë Socialiste, ish-zëvendëskryeministre, Taulant Balla, njëri tjetri, e shpërndanë. Kjo tregon për turpin dhe për frikën që ata kanë kundrejt qytetarëve të lirë’, u shpreh aktivisti Florjan Haçkaj në SYRI TV.