Ministrja serbe do spastronte Kosovën, Noka: Me këtë farë serbi do e hapte Ballkanin sivëllai i tyre, Edi Rama
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me deklaratat e ministres së qeverisë së Aleksandër Vuçiç, se nëse do ishte në vendin e Millosheviçit, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.
Noka shkruan se, me këto lloj farë serbi, Edi Rama do ta hapte Ballkanin.
Reagimi i sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:
E shikoni me kë do e bënte Rama ‘Ballkanin e Hapur’?
Nëse Vuçiq do ishte gatuar ndryshe nga kjo pastruesja etnike, ai jo vetëm që do e dënonte publikisht këtë deklaratë, por duhej ta shkarkonte menjëherë ministren në fjalë.
Mirëpo ai stan i Millosheviqit atë bulmet ka. Me këtë farë serbi do e hapte Ballkanin sivëllai i tyre, Edi Rama.