VIDEO/ Alizoti: Protesta i ka marrë Ramës armën më të fortë, mesazhin politik. Qeveria është delegjitimuar
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, deklaroi se protesta opozitare ka arritur të ndryshojë raportin e forcës në komunikimin politik, duke i hequr, sipas tij, kryeministrit Edi Rama instrumentin kryesor të pushtetit.
I ftuar në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, Alizoti tha se arroganca e Ramës është shfaqje e frikës së tij, pasi nuk pranon se qytetarët nuk e mbështesin më. Alizoti iu referua sociologut gjerman Niklas Luhmann, duke theksuar se pushteti i vërtetë buron nga kontrolli i komunikimit.
Sipas Alizotit, ky është suksesi më i madh i lëvizjes opozitare. Deputeti demokrat bëri edhe një krahasim me periudhën e rënies së komunizmit në Shqipëri, duke argumentuar se regjimet bien kur propaganda e tyre nuk funksionon më.
Ai akuzoi qeverinë se ka investuar burime të mëdha për të mbajtur pushtetin.
‘Ajo arroganca ka hedhur perandori, ka shkatërruar, jo, këtë lloj kryeministri.
Arroganca e tij është njëkohësisht edhe frika e tij. Ai, duke qenë se, nuk do ta përdor pak fjalën, një njeri narcisist, nuk e pranon dot që njerëzit nuk e duan më.
Dhe ka ndodhur një gjë në këtë protestën, në këndvështrimin tim. Është një sociolog i famshëm dhe filozof gjerman, Niklas Luhmann, që thotë: pushteti më i madh është komunikimi. Është mesazhi. Nëse deri tani, pra deri pak, para 40 ditëve ose para një muaji, disa muajsh, mesazhin politik dhe komunikimin politik e kontrollonte Rama nëpërmjet institucionalizimit të mediave. Se ishte një investim, është një investim miliona e miliona dollarë. I kontrolluar, i paguar.
Është komunikimi i tij, sepse pushteti është komunikim, është mesazh. Pra, ku ishte pushteti i komunizmit?
Ishte propaganda. Sistemi komunist në të gjithë historinë e njerëzimit është sistemi më i dështuar, ekonomikisht, ushtarakisht, në çdo gjë. Ishte i suksesshëm në propagandë, në përhapjen e mesazhit të tij, që ishte i rremë, por kjo ishte fuqia e tij.
Rama këtë gjë e kishte vetëm para pak kohësh, që ai mesazhi i tij ishte dominant falë investimit të miliona e miliona dollarëve nëpërmjet mediave, analistëve, çdo lloj rrjeti social. Sot, këtë lloj mesazhi, dhe ai është i shqetësuar që e shpreh algoritmi, e kontrollon protesta.
Dhe këtë unë pak e kam dëgjuar, ky është suksesi më i madh i kësaj lëvizjeje. Është mesazhi politik. Sot mesazhin politik e kontrollojnë protestuesit. E kontrollojnë njerëzit e lirë.
Pse është shumë i rëndësishëm? Edhe në koncept politik, është shumë i rëndësishëm. Këtu, sepse në moment që mesazhi politik i qeverisë nuk përçon më, ose nuk është më i besueshëm.
Kur ra komunizmi në Shqipëri, për brezin e vjetër që e shohim? Kur u bë qesharak. Kur u bë qesharak? Kur propaganda e tij nuk vlente më. Dhe sot kryeministri i Shqipërisë është qesharak.
Nuk vlen më mesazhi i tij, nuk është më interesant ai me ngjyrat, dikur ishte interesant nëpërmjet kamuflimit të medias, interpretimit të medias, deri dje vinte dikush nga jashtë, gjëma.
Po ky është një proces. Ky është një proces. Ka 40 e ca ditë një protestë. Që t'i bjerë një sistemi që është i mirëinvestuar. Mos harroni që buxheti i madh, taksat e shqiptarëve dhe paratë e krimit, janë të gjitha të kombinuara në këtë arkë për të mbajtur këtë lloj pushteti, autokratin dhe oligarkët që përfaqësohen me autokratin.
Por njerëzit janë të revoltuar. Kjo është një lëvizje e madhe. Ka dy elemente kjo protestë. E para, që është vrasja e frikës, sepse pushtetet autokratike jetojnë me frikën ndaj njerëzve. Ajo është ushqim, ka rënë baza.
Dhe e dyta, më e rëndësishmja në syrin tim, është mesazhi politik sot. Çfarë ka bërë protesta? E ka delegjitimuar qeverinë shqiptare. Rama nuk është më njeriu sharmant, njeriu interesant.
Pse po i rikthehem lëvizjes. Sepse gjithmonë sa herë kemi biseduar, se ka shumë ndodhi dhe kush i ka ndjekur ato bisedat tona, unë kam qenë gjithmonë pro protestës. Pse? Sepse ajo jep mesazhin. Mesazhi sot është më i rëndësishëm.’ tha ndër të tjera deputeti i PD-së, Tomorr Alizoti në SYRI TV.