EMRAT/ Aksidenti tragjik në Cërrik-Mollas, identifikohen viktimat

Janë identifikuar dy viktimat e aksidentit të rëndë të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Cërrik-Mollas, pranë fshatit Selvijas.

Mësohet se nga përplasja e fortë mes dy automjeteve kanë humbur jetën Qemal Çala, 63 vjeç, dhe Drilon Tabaku.

Aksidenti ka qenë i rëndë, ku si pasojë e përplasjes njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rruge dhe të dy mjetet kanë pësuar dëmtime të shumta.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, policia dhe grupi hetimor, të cilët po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.