Protesta e 45-të radhazi kundër qeverisë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës, marshojnë drejt Kryeministrisë

Për të 45-ën ditë radhazi, qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.

Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej” ne grumbullimin e protestuesve, nga ku protestuesit po marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë. Me pankarta dhe thirrje për ndryshim, qytetarët po vendosen në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku qytetarë të ndryshëm marrin fjalën dhe denoncojnë keqqeverisjen, korrupsionin dhe largimin e qeverisë nga shqetësimet e njerëzve.

Kërkesa për dorëheqjen e Edi Ramës vijon të jetë mesazhi kryesor i protestës. Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet deri në realizimin e kërkesës së tyre për ndryshim politik dhe largimin e kryeministrit nga detyra.