Publikohen formacionet zyrtare, shihni si rreshtohen Franca dhe Spanja në gjysmëfinalen e Botërorit
Franca dhe Spanja kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen e madhe të gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026, një duel që pritet me shumë interes nga tifozët e futbollit.
“Les Bleus” zbresin në fushë me yllin Kylian Mbappe si kapiten dhe lider të repartit ofensiv, ndërsa Didier Deschamps ka zgjedhur një formacion me shumë eksperiencë.
Në portë për Francën është Mike Maignan, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Jules Kounde, William Saliba, Dayot Upamecano dhe Lucas Digne.
Në mesfushë aktivizohen Aurélien Tchouameni dhe Adrien Rabiot, ndërsa në sulm janë Ousmane Dembele, Michael Olise, Bradley Barcola dhe Kylian Mbappe.
Nga ana tjetër, Spanja e Luis de la Fuente kërkon finalen me një formacion të mbushur me yje.
Në portë është Unai Simon, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Pedro Porro, Pau Cubarsi, Aymeric Laporte dhe Marc Cucurella.
Në mesfushë spikasin Rodri dhe Fabian Ruiz, ndërsa repartin ofensiv e udhëheqin Lamine Yamal, Dani Olmo, Alex Baena dhe Mikel Oyarzabal.
Kjo përballje cilësohet si një nga sfidat më të forta të turneut, me Francën që mbështetet te fuqia sulmuese dhe Spanjën te kontrolli i lojës dhe posedimi i topit.
Sfida nis në orën 21:00 dhe më poshtë mund të shihni formacioner zyrtare.