Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, dyshohet për viktima
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Cërrik-Mollas, pranë fshatit Selvijas.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me forcë të madhe, duke pësuar dëmtime të rënda. Si pasojë e përplasjes, njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rruge, ndërsa dyshohet se dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje.
Identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.