Zyrtare: Leandro Trossard largohet nga Arsenali, transferohet te Besiktasi

Arsenali ka konfirmuar zyrtarisht largimin e Leandro Trossard, i cili ka kompletuar transferimin te Besiktasi.

Sulmuesi belg ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me gjigantin turk, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Klubi londinez bëri të ditur se i kishte dhënë leje 31-vjeçarit të udhëtonte drejt Stambollit për të finalizuar transferimin, ndërsa Besiktasi e ka prezantuar tashmë zyrtarisht futbollistin.

Trossard i jep fund aventurës së tij me Arsenalin pas disa sezoneve, gjatë të cilave ishte një pjesë e rëndësishme e repartit ofensiv të skuadrës londineze.

Me këtë transferim, Besiktasi siguron shërbimet e një lojtari me përvojë të madhe në futbollin evropian, ndërsa Trossard do të nisë një kapitull të ri të karrierës së tij në Superligën e Turqisë.