'Ligji 21/2024 u shërben vetëm interesave të betonizimit'/ Zhupa: Korrupsioni legjislativ, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, deklaroi në emisionin “Task Force” në Syri TV se mazhoranca prej dy muajsh refuzon të diskutojë shfuqizimin e ligjit 21/2024, pavarësisht kërkesës së Parlamentit Evropian.
Sipas Zhupës, qeveria ndodhet në një ngërç, pasi duhet të zbatojë rezolutën e PE-së, por njëkohësisht kërkon të mbrojë projektet e investimeve strategjike në zona të mbrojtura.
Ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka përdorur ndryshimet ligjore për t’iu përshtatur interesave të ndërtuesve, duke pretenduar se janë favorizuar projekte private në dëm të zonave të mbrojtura dhe pasurive publike.
“Shqipëria është trajtuar si pronë private e Edi Ramës”, deklaroi Zhupa, duke e cilësuar situatën si “korrupsion legjislativ”.
Zhupa:
Qartësisht ky ishte edhe debati sot në Komisionin e Kulturës, Turizmit dhe Diasporës. Janë dy muaj që nuk pranojnë ta fusin dhe as ta diskutojnë sepse janë në një ngërç. Nga njëra anë, i ka kërkuar Parlamenti Evropian, i ka kërkuar me rezolutë, dhe këta kanë marrë përgjegjësi në Parlamentin Shqiptar që do të zbatojnë rezolutën e Parlamentit Evropian, që do të thotë do të duhet ta shfuqizojnë ligjin 21/2024.
Dhe nga ana tjetër, kanë këtë librin që është më i rëndësishëm, është libri i premtimeve të Edi Ramës për ndërtuesit e vet dhe për masakrën e betonizimit me investime strategjike në Shqipëri duke mos pyetur për zonat e mbrojtura. Dhe të ndodhur përballë këtij ngërçi, që nga njëra anë kanë një detyrim nga Parlamenti Evropian, janë protestat 45 ditë, është ligji prej dy muajsh, sot fiks dy muaj, nga 14 maji i depozituar, ata zgjedhin që të mos e diskutojnë fare, sepse nuk mund ta votojnë dot kundër se lidhet drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian. Ja u tregova atyre sot edhe po e shfaq pak këtu, kjo është pishporo. Këto janë të gjitha komplekse vilash të cilat janë parashikuar për t'u ndërtuar në zonë të mbrojtur.
Dhe nëse shfuqizohet ligji 21/2024, këto nuk bëhen dot. Po tregoj këtë meqë është kjo sot çështja e ditës, por si kjo këtu kemi zona të mbrojtura, nuk e di a dallohet dot, kemi zona të mbrojtura në të gjithë Shqipërinë që janë komplekse vilash që do të ndaloheshin nëse nuk do të ishte ligji 21/2024. Dhe këta e kanë quajtur dimensioni horizontal, sepse është e mbushur me vila dhe jo me kulla siç është dimensioni vertikal i Tiranës, i Edi Ramës dhe studio është Archea Associati.
Pra, këtu gjenden 523 vepra penale të garantuara pa konkurrencë, të dhëna me miq, të takuara nga kryeministri, të folura nga kryeministri, të dizajnuara herë pas here nga vetë kryeministri, duke e trajtuar Shqipërinë si një pronë private. Si me qenë duke dizajnuar shtëpinë e vet në Surrel, ka dizajnuar Shqipërinë duke mos pyetur as për ligj, as për zona të mbrojtura, as për trashëgimi kulturore, as për pasuri publike.
Dhe e keqja është ajo që thotë edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, që këtu ka arritur forma më e lartë e korrupsionit, korrupsioni legjislativ, që mbasi u bënë këto projekte, që mbajnë datën 2022-2023, vijnë dhe ndryshojnë ligjet që t'i përshtaten këtyre projekteve, që t'i përshtaten interesave ekonomike.
Sepse asnjë nga këto studio nuk punon për bamirësi dhe nuk punon falas, kanë punuar me miliona euro dhe kanë marrë garanci që këto do të ndërtoheshin në Shqipëri. Pra këtu kishte pushuar së ekzistuari Kushtetuta, pushuar së ekzistuari Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, pushuar së ekzistuari çdo ligj, dhe i vetmi ligj dhe autoritet ishte Edi Rama dhe ishte fjala e tij.
Aq sa kanë arritur që në parathënien e librit ta kërkojnë që të bëhet mbret sepse e panë që kishte gjithë vendimmarrjen dhe sillej në fakt si një mbret, po nga ato mbretërit despot që nuk kanë asnjë...