SYRI TV/ 4.2 mln € për Kanye West e onkologjiku pa barna, Spahia: Të vijë në dëgjesë ministrja Sala
Në Komisionin e Shëndetësisë pati debate të forta lidhur me vendimin e qeverisë për financimin me 4.2 milionë euro të koncertit të Kanye West, në një kohë që në spitalin e Onkologjikut mungojnë barnat dhe terapitë, si dhe për thirrjen e Ministrisë së Shëndetësisë për donacione për plotësimin e nevojave në QSUT.
Kryetari i Komisionit, deputeti demokrat Bardh Spahia, kërkoi dëgjesë me ministren Evis Sala për këto raste, të cilat i cilësoi skandale. Ndërkohë, mazhoranca e refuzoi kërkesën për dëgjesë me ministren, duke pretenduar se ajo që ndodh në QSUT është normale.