SYRI TV/ Familja Gjaci në Durrës apel për ndihmë, djali 3-vjeçar me 3 diagnoza, nëna: Na ndihmoni me ilaçet

Jetojnë në një banesë të rrënuar. Por familja Gjaci nga Spitalla e Durrësit bën apel për ndihmë. E përbërë nga katër anëtarë, nëna e dy fëmijëve shprehet se djali i saj 3 vjec ka tre diagnoza, dhe ajo e ka të pa mundur të nis një punë. Ndërkohë i vetmi që punon është bashkëshorti, rroga e të cilit sipas saj nuk del as për ushqim, e jo më për ilaçe.  

SYRI TV

Familja Gjaci që jeton në spitale të Durrësin ndodhet në një gjendje të vështirë ekonomike. E përbërë nga 4 anëtarë ajo qëndon në një banesë të rrenuar.

Por ajo që e bënë më të veshtire jetesën e kësja familje është sëmundja që është ulur këmbëkryq. Nëna e dy fëmijëve shprehet se djali 3 vjeç e gjysmë vuan nga tre diagnoza. Epilepsia e fomës së rëndë, azëm bronkale dhe Kardiomipati, (problem kardiak).

Ajo shprehet se medikamentet për këto sëmundje kushtojnë, dhe ata nuk kanë mundësi të blejnë për shkak se vetëm bashkëshorti i saj është në punë. Për këtë arsye ajo kërkon ndihmë nga qytetarët por edhe nga shteti për të përballuar situatën e vështirë në familjen e saj .

Nëna e dy fëmijëvë tregon se nuk mund të nis një punë për shkak se djali tre vjecar kërkon kujdes të vecanrë, teksa thekson se ne vitin 2015  i eshte ndërprerë kempi pasi kerkoi azil ne Francë.