Braçe shtyn gazetarin para Kuvendit, Berisha: Dënoj gjuhën e gangsterit dhe dhunën ndaj medias

Një incident është regjistruar pranë ambienteve të Kuvendit, ku deputeti socialist Erion Braçe është përfshirë në një përplasje me një gazetar.

Sipas pamjeve të publikuara, gazetari iu afrua Braçes me mikrofon në dorë, teksa deputeti po hynte në Kuvend, për t’i marrë një prononcim. Në atë moment, Braçe e shtyu me forcë gazetarin, duke mos pranuar të përgjigjej.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale dënoi veprimin e deputetit socialist.

“Dënoj me forcën më të madhe gjuhën e gangsterit, shtytjen fizike, dhunën fizike dhe psikologjike të deputetit të Partisë së Krimit, Erion Braçe, ndaj gazetarit”, shkroi Berisha, teksa ndau edhe videon e incidentit.

Postimi i Berishës: