Mediu: Serbia e Vuçiçit mund të jetë aleate e Ramës, por është qartësisht armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar

Kryetari i PR, Fatmir Mediu ka reaguar ndaj deklaratave të ministres serbe se do kishte bërë spastrim etnik në Kosovë, nëse do ishte në vend të Millosheviçit.

Reagimi i Fatmir Mediut:

Qeveria e Vuçiçit, e përfaqësuar nga ministrja kriminale, bën thirrje për spastrim etnik. 

Ky qëndrim nuk ka të bëjë me historinë apo me mosdënimin e krimeve, por flet për realitetin e sotëm dhe për qëllimet kriminale të regjimit të Vuçiçit.

Serbia e Vuçiçit mund të jetë aleate e Ramës, por është qartësisht armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar. Çdo politikë e Vuçiçit dhe e qeverisë serbe synon aneksimin e Kosovës dhe eliminimin e shqiptarëve.

As deklaratat e ministres së Vuçiçit dhe as armatosja marramendëse e Serbisë nuk mund të shihen si zhvillime spontane, por si pjesë e një politike të qartë antishqiptare dhe kundër sigurisë në Ballkan, të koordinuar me Kremlinin.

p