", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/July/14/auto_images_11784031463.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Heroi i Kepit të Gjelbër, Vozinha: Në Botëror realizova ëndrrën që kisha që fëmijë

Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, ka qenë një nga zbulimet më të mëdha të Kupës së Botës 2026. I panjohur për publikun e gjerë përpara turneut, gardiani i portës fitoi vëmendjen e tifozëve me pritjet e tij spektakolare, duke ndihmuar kombëtaren të arrinte një kualifikim historik në fazën me eliminim direkt.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Vozinha foli për emocionet që ka përjetuar pas paraqitjeve të shkëlqyera në Botëror dhe popullaritetin e papritur që ka fituar.

“Më pyetën sa ndjekës kisha në rrjetet sociale. U përgjigja se nuk e dija. Pastaj më thanë: ‘Ke arritur në gjysmë milioni’. Mendova se po bënin shaka. Nuk e besoja dhe vazhdoja të thosha: ‘Është e pamundur, po talleni me mua’”, rrëfeu portieri.

Vozinha u ndal edhe te rëndësia e pjesëmarrjes së Kepit të Gjelbër në Kupën e Botës, duke e cilësuar atë si momentin më të bukur të jetës së tij.

“Ky është momenti më i bukur që kam përjetuar ndonjëherë. Realizova ëndrrën që kisha që kur isha fëmijë, por edhe ëndrrën e gjithë popullit të Kepit të Gjelbër. Ta bësh këtë në skenën më të madhe të futbollit është diçka që askush nuk do ta kishte imagjinuar”, u shpreh ai.

Falë paraqitjeve të tij, Vozinha u shndërrua në një nga protagonistët e Botërorit 2026 dhe në simbolin e suksesit historik të kombëtares së Kepit të Gjelbër në turneun më prestigjioz të futbollit botëror.

View this post on Instagram

A post shared by Josimar Dias (@vozinha1)