Fushë-Krujë/ Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes me thikë të 22-vjeçarit, gjendet arma e krimit

Është arrestuar autori i dyshuar i plagosjes së 22-vjeçarit, i cili u qëllua me thikë mbrëmjen e djeshme në lagjen “Grumbullimi” në Fushë-Krujë.

Sipas burimeve për Syri TV, në pranga ka rënë Riza Miri, i dyshuar për plagosjen e të riut. Gjatë arrestimit, policia i ka gjetur edhe thikën me të cilën dyshohet se është kryer akti kriminal.

LEXO EDHE: Plagoset me thikë i riu në Fushë-Krujë, dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës

Ngjarja ndodhi pas një konflikti banal mes dy personave, i cili përshkallëzoi deri në përdorimin e thikës.

22-vjeçari i plagosur u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore. Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore.

Policia vijon hetimet për të zbardhur të plotë dinamikën e konfliktit dhe rrethanat që çuan në plagosjen e të riut.