Turi i Francës/ Van der Poel fiton etapën e nëntë, Pogacar mban fanellën e verdhë
Mathieu Van der Poel ishte protagonisti i etapës së nëntë të Turit të Francës 2026, duke triumfuar në Ussel pas një gare të fortë që u zhvillua në kushte të vështira për shkak të temperaturave ekstreme.
Organizatorët vendosën ta shkurtonin etapën me 30 kilometra, pasi në rajonin e Corrèze ishte shpallur alarmi i kuq për vapën.
Çiklisti holandez i ekipit Alpecin ishte pjesë e një shkëputjeje prej tetë garuesish, e cila arriti të krijonte një diferencë të konsiderueshme ndaj pelotonit.
Në kilometrat e fundit, grupi kryesues u reduktua në katër çiklistë, ku Van der Poel tregoi superioritetin e tij në sprintin final.
Pas tij u renditën Tobias Johannessen në vendin e dytë dhe Thomas Pidcock në të tretin.
Alec Baudin përfundoi i katërti, ndërsa Filippo Ganna dhe Mads Pedersen u klasifikuan respektivisht në vendin e pestë dhe të gjashtë.
Ndërkohë, ekipi UAE Team Emirates kontrolloi ritmin e garës për të mbrojtur kreun e renditjes së përgjithshme.
Tadej Pogacar ruajti pa probleme fanellën e verdhë, duke mbajtur një avantazh prej 2 minutash e 42 sekondash ndaj rivalit të tij kryesor, Jonas Vingegaard.
Pas kësaj etape, çiklistët do të përfitojnë nga dita e pushimit, përpara se të rikthehen në garë për javën e dytë të Turit të Francës, ku priten sfida edhe më të forta në betejën për titullin.