FOTO/ Bashkë në një sfilatë mode në Paris, portieri i klubit të Serisë A në lidhje me Cardi B...?

Portieri i Udinezes, Maduka Okoye, ka përfunduar në qendër të mediave rozë ndërkombëtare pas shfaqjes së tij në krah të reperes së famshme amerikane Cardi B gjatë një sfilate mode në Paris.

Të dy u fotografuan të ulur pranë njëri-tjetrit në rreshtin e parë të aktivitetit, duke buzëqeshur dhe duke shfaqur një afërsi që ndezi menjëherë spekulimet për një lidhje të mundshme romantike.

Pak orë më vonë, Okoye dhe Cardi B u panë sërish së bashku në tarracën e një restoranti në kryeqytetin francez.

Zërat për një flirt të mundshëm u publikuan fillimisht nga “Page Six”, rubrika e njohur e spektaklit dhe “gossip”-it e “New York Post”.

Megjithatë, deri tani, as portieri i Udinezes dhe as ylli amerikan i muzikës nuk kanë konfirmuar se mes tyre ekziston një lidhje.