‘I mësova dy fjalë shqip, meraba dhe ejvallah’- IRIQI bisedon me këngëtarin Kanye West

Iriqi:- Qeveria të akordoi 4 miliardë lekë…

West:- Mos ma përmend se më bie të fikët. Kur më tha Rama në cel që do të të jap 4 miliardë, unë reagova ashpër. Ngaqë e di se ky popull vuan e është i varfër.

Iriqi:- Çfarë i thatë?

West:- O vëlla, i thashë, kaq para nuk fiton as Kardashiania ime që ka bythë e cica plot. Ule dorën, më jep 50 milionë euro, aq sa premtoi Gonxhja e ta mbyllim.

Iriqi:- Si ta dha përgjigjen?

West:- Po nuk janë miliardë dollarë, më tha. Janë lekë që bëjnë 4.5 milion dollarë. Kështu më shkroi. Aty m’u pre filmi. Se me aq para as tribunën nuk e paguaja dot.

Iriqi:- Nuk u shitën as biletat?

West:- Për bileta nuk e rruaj se askund nuk më shiten. Po më doli vëlla e përmbi vëlla Gonxhja. Do i ble unë biletat, premtoi. Do paguaj dhe ndërtimin e stadiumit dhe një honorar të majmë. Jo nga buxheti shtetit, po nga buxheti i shokëve, më tha. Më bëri zili, shokë të tillë si të Gonxhes më duhen mua. Djalë xhevahir, topolaku.

Iriqi:- Po pse në instagram Tiranën e kishe futur në Turqi?

West:- Se kështu më tha Rama. Nuk u bashkova dot me Serbinë, do të bashkohem me Turqinë. Dhe më mësoi dy fjalë shqip; meraba dhe ejvallah.

Iriqi:- Ç’të kërkoi në fund?

West:- Bëjmë një koncert bashkë në New York, më tha. Që të më buzëqeshë Trumpi se sikur më ka futur në rrethin e kuq. Po në fund e dhjeu fare. Fusim dhe Noizin dhe e bëjmë treshe, nguli këmbë sikur fliste për ndonjë tv erotik.