Homazh për ish-Emirin e Katarit Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, mik i Shqipërisë

Nga Sali Berisha/

Të dashur miq, dje qeveria e Katarit njoftoi ndarjen nga jeta të ish-Emirit të Katarit Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, arkitektit të Katarit të sotëm, njërit prej vendeve më të pasura dhe më në zë të planetit. Kjo është një humbje e madhe për familjen e Lartësisë së Tij, popullin e Katarit dhe miqtë e tij në Shqipëri dhe në mbarë botën.

Gjatë kohës në qeveri kam patur rastin të takoj Lartësinë e Tij disa herë dhe të diskutojmë dhe të biem dakord për projekte të mëdha me interes të përbashkët, si dhe për mbështetjen dhe njohjen e Kosovës.

Me këtë rast i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera Lartësisë së Tij, Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, familjes së tij dhe popullit mik të Katarit.

Ngushëllime. #sb