Kallas: S’mund të ketë taksa për të kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka bërë thirrje të hënën për lundrim të lirë në Ngushticën e Hormuzit, pasi si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Irani pohuan se e kontrollojnë atë.

Irani dhe SHBA-ja janë pothuajse në mes të periudhës 60-ditore të një marrëveshjeje të përkohshme gjatë së cilës parashihej të zhvilloheshin bisedimet për një përfundim të përhershëm të luftës.

Në vend të kësaj, ajo është degraduar në një seri sulmesh mbi ngushticën dhe të ardhmen e saj, duke ngritur shqetësime tek udhëheqësit botërorë se Irani mund të rikthehej plotësisht.

Kallas ka thënë se Memorandumi i Mirëkuptimit është në fuqi, por realisht nuk po respektohet. 

Duke folur para një takimi të ministrave të punëve të Jashtme të BE-së, ajo ka thënë se Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet, dhe se liria e lundrimit duhet të respektohet.

Irani e ka përshkruar ngushticën si të mbyllur, ndërsa ushtria amerikane dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pohuan se ngushtica vazhdon të jetë e hapur.

Kjo rrugë e re ka shkaktuar reagim nga Irani, i cili nisi sulme të përsëritura ndaj anijeve që e përdorin atë.

Trumpi ka sugjeruar javën e kaluar se marrëveshja e përkohshme në luftë kishte mbaruar.

Por ndërmjetësuesit, përfshirë Pakistanin, Katarin dhe Egjiptin, kanë vazhduar përpjekjet për të arritur një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës.