Vrau bashkëshorten me çifte, Shtjefën Ziçi del sot para gjykatës së Shkodrës

Mbërrin në Gjykatën e Shkodrës Shtjefën Ziçi, autori i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij, Bardhe Ziçi. 62-vjeçari do të njihet me masën e sigurisë, pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës.

Krimi i rëndë u regjistrua të enjten në një banesë në Shkodër, ku dyshohet se Shtjefën Ziçi ka qëlluar me armë gjahu bashkëshorten e tij, duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes, ai u arrestua nga policia.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pista kryesore ku po hetohet është ajo e konflikteve dhe xhelozisë brenda çiftit. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje të rëndë.