“Të luash kundër Anglisë është diçka e veçantë, sepse është një skuadër e madhe dhe ndeshjet ndaj ekipeve të këtij niveli janë gjithmonë speciale. Për mua do të jetë hera e parë që përballem me ta. Kam luajtur kundër pothuajse të gjitha kombëtareve të mëdha, por jo kundër Anglisë, ndaj kjo e bën edhe më interesante”, deklaroi 39-vjeçari.

Messi reagoi edhe në rrjetet sociale pas suksesit ndaj Zvicrës, duke treguar krenarinë për karakterin e skuadrës.

“Vuajtëm edhe një herë, por kjo skuadër nuk ndalet kurrë së besuari. Jemi sërish mes katër skuadrave më të mira në botë. Forca Argjentina!”, shkroi kapiteni i kampionëve të botës në profilin e tij në Instagram.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/July/13/auto_Screenshot_2026-07-13_0901471783926112.png", "width": 900, "height": 871 } }

VIDEO/ 'Më fol me respekt', zbulohet debati i Messit me arbitrin në sfidën ndaj Zvicrës

Lionel Messi ishte protagonist jo vetëm me paraqitjen e tij në fitoren e Argjentinës ndaj Zvicrës, por edhe në një moment tensioni me arbitrin portugez João Pinheiro gjatë çerekfinales së Botërorit 2026.

Sipas medieve argjentinase dhe analizës së pamjeve televizive, kapiteni i “Albiceleste”-s reagoi ndaj një vendimi të gjyqtarit, duke i thënë: “Më fol me respekt. Mos u trego i pasjellshëm, sepse unë të kam folur gjithmonë me respekt.”

Episodi pasqyroi klimën e tensionuar të ndeshjes, e cila u shoqërua me polemika të shumta, sidomos pas kartonit të kuq të dhënë për sulmuesin zviceran Breel Embolo, një vendim që shkaktoi shumë diskutime.

Pas kualifikimit në gjysmëfinale, Argjentinën e pret një përballje historike me Anglinë, një kundërshtar me të cilin Messi nuk është ndeshur asnjëherë në karrierën e tij.

A post shared by El Chorrillero (@elchorrillerosl)