‘Na kanë goditur në shkollën shqipe’/ Pedagogu Susaj: Rinia po largohet, kjo është batërdi kombëtare
Pedagogu Lush Susaj ka ngritur një akuzë të fortë në protestën e 43-të kundër qeverisë së Edi Ramës, duke e vendosur arsimin dhe largimin e të rinjve në qendër të kritikave të tij.
Ai deklaroi se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë të së ardhmes, ku sipas tij po goditen shkolla, universitetet dhe familja shqiptare.
Para mijëra qytetarëve, Susaj bëri thirrje për bashkim përtej partive politike, duke u shprehur se protesta është një reagim ndaj shqetësimeve të gjithë shoqërisë.
Susaj akuzoi qeverinë për dështime në arsim, drejtësi dhe standardin e jetesës, ndërsa kërkoi që rinia të mos heshtë dhe të jetë pjesë e ndryshimit.
Susaj: Përshëndetje të nderuar bashkëqytetarë, Zoti ju ruajtë e qofshit të nderuar në jetë të brezave që po e ndihmoni me ia shlye borxhin Shqipërisë. Dhe meqenëse para meje foli mësues Feriti, me këtë rast shpreh respekt e mirënjohje për të gjithë mësuesit dhe profesorët e Shqipërisë. Mirënjohje e përulje para mësuesve dhe gjithë profesorëve të Shqipërisë që qëndrojnë në anën e drejtë të historisë, e që shërbejnë e qëndrojnë në mbrojtje të ëndrrës së nxënësve dhe studentëve të Shqipërisë. Sepse Shqipëria është në këtë ditë të zezë pikërisht sepse ëndrrën e rinisë dhe të studentëve të Shqipërisë e shkelën me këmbë horrat e partisë. Horrat e partisë komuniste, horrat e sovjeto-komunizmit, horrat e sllavo-komunizmit, horrat e anti-shqiptarëve, të cilët u katapultuan mbi pozicionet e institucioneve të shtetit e nuk lanë gjë pa i bërë Shqipërisë. Tani dua, përveçse me shpreh respekt dhe thirrje: O kolegë të nderuar, bini në sheshet e lirisë! Mos bëni gafën e tretë. Një herë jeni turpëruar në vitin 1990 kur i latë vetëm studentët dhe ranë në dorën e manipulatorëve. Një herë, një herë tjetër, jua kujtoj që jeni turpëruar, po ashtu jeni turpëruar në 2018-2019-ën, që rrinë ngelët në klasë, studentët që i prinë studentëve... s'keni lënë gjë pa ju bërë drejtuesve të protestës. Mos e provoni këtë herë, sepse kjo nuk është protestë e partive që mund ta fusni në xhep, por është protesta e kombit shqiptar. O njerëz, mos u bëni mediokër! Nuk është protesta e një milion e gjysmëve, po janë 7 milionë shqiptarë. Dhe dijeni mirë që, dijeni mirë që edhe puna e ndyrë që po bëjnë patronazhistët, me intimidim dhe me propagandën e fëlliqur të qeverisjes më të korruptuar të Evropës, do të marrë fund. Dhe i them çdo shqiptari që flet shqip e ka gjak shqiptari: Mos dëgjoni propagandën! Sepse dëgjoj poshtë e lart se protesta po merr fund. Këtë e thonë nëpër lokale. Protesta është këtu, e gjithë Shqipëria është protestë. Studentët nuk vijnë në protestë se i ka krrusur kjo qeveri në varfëri, e punojnë kamarierë, punojnë nëpër qebaptore e punëtorë me nxjerrë bukën e gojës. Ama me zemër e me shpirt, të gjithë studentët dhe nxënësit janë këtu. Njerëz, mos u bëni idiotë! Nuk mund të... nuk mbaron kjo protestë. Jua them unë! Dhe në rast se besoni atë që ju thotë propaganda e qeverisë, mos u zbardhtë drita, ikni se jeni plehrat e kësaj toke! Nuk jeni njerëz! Dhe... dhe së treti... së treti dua t'ju them të nderuar bashkëqytetarë, që armiqtë e kombit pa guaskë shtresë, me projekte, me lekë, me vjedhjen e fondeve, se jemi copë-copë në infrastrukturën institucionale edhe pse Evropa ka dhënë miliarda... Dua t'ju them o njerëz, se na kanë goditur në zemër dhe në palcë kurrizore. Na kanë goditur në shkollën shqipe. Mësues dhe profesorë të Shqipërisë, prindër të Shqipërisë, ju them që: para 13 vjetësh kemi pasur 175 mijë studentë në universitete, sot kemi 115 mijë. E dini pse? Ka rënë 35%. Asnjë luftë botërore nuk ia kishte bërë Shqipërisë këtë batërdi. A e dini tjetrën? Ka rënë numri i nxënësve në shkolla... i numrit të maturës shtetërore me 50%.
Kemi pasur para 13 vjetëve rreth 50 mijë, sivjet janë diplomuar 26 mijë e 600... rreth 50%. Përse? Sepse kjo qeverisje e ndyrë, kakistokratike, thellësisht tradhtare, e masakroi familjen shqiptare. E masakroi në prona, e masakroi në të drejtën gjyqësore, e masakroi në shërbim shëndetësor, e masakroi në gjithçka, në standardin jetësor, në siguri, në drejtësi. Më gjeni një vend tjetër të botës ku është masakruar rinia shkollore e universitare si në Shqipëri! Më gjeni një vend tjetër të botës ku është masakruar familja si në Shqipëri! Rinia s'ka më guxim me u martuar se thotë s'kam as unë jetë as për veti. E kjo është fatkeqësi e madhe. Dhe na kanë goditur në shkollë. A e dini problemin tjetër o shokë? Po mbyllen çdo ditë shkollat. Ku shkojmë? Ku shkojmë? Shkollat janë hapur... u bë një pakt për universitetin në 2018-2019-ën dhe bëri, ai që pakti me djallin, tha e ula, u ulën pagesat e studentëve. Ju kujtoj: në Universitetin e Prishtinës studenti paguan 50 euro në vit. Në Shqipëri 350 euro në vit. 7 herë më shumë! Ku e uli? Doktoratura në Prishtinë bën 500 euro. Në Shqipëri 4000 euro! 8 herë më shumë! Ku e uli? Konviktet nuk i kemi, i kemi copë-copë. Qendrat studentore s'kemi. Qyteza studentore nuk kemi. Universiteteve u kanë marrë pronat dhe asetet. Kanë futur xhindrat brenda me u marrë edhe territorin. Muzeun e Shkencave e zhdukën. Kopshtin Botanik e zhdukën. Tani... çfarë bëni? Ku doni me shku? Kjo është goditja ndaj shkollës. Mos mendoni... mos mendoni se për bukë e për qepë nuk flet askush. Për shkollë e për kulturë vdesim! Dhe jua kujtoj... jua kujtoj, Perandoria Osmane, jo Turqia e sotme moderne, na ka sulmuar, herën e parë na ka ndalur gjuhën e shkollën 460 vjet. Çdo njeri që godet shkollën shqipe është tradhtari më i ndyrë, më i pështirë i kësaj toke! Dhe prandaj... prandaj kjo qeverisje është bërë me ik prapa maleve të katërdhjetë e katërore. E nëse dëgjojnë, ta kuptojnë që i kanë bërë varrin Shqipërisë, po në atë varr do bien vetë. Dhe duhet ta kuptojnë mirë këtë. Tani... tani më lejoni ta mbyll me një respekt dhe një... shumë të sinqertë për rininë e Shqipërisë. Dilni në sheshe, rinia e Shqipërisë! Mos prisni asgjë prej partive. Bashkëngjituni kësaj proteste dhe të mos durojmë më robërinë e poshtërsisë siç e kemi duruar këto 13 vjet. Rroftë Shqipëria! Rroftë Bashkimi Evropian! Rrofshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti i tyre Zoti!