‘Rama dhe Balluku po na marrin shtëpitë’/ E moshuara nga Durrësi: Do t’i mbrojmë deri në fund…
Një qytetare 73-vjeçare nga Durrësi ka mbajtur një fjalim të fortë në protestën e 43-të kundër qeverisë së Edi Ramës, duke shprehur shqetësimin e saj për çështjen e pronave dhe të ardhmen e të rinjve shqiptarë.
Duke folur para protestuesve, ajo drejtoi kritika ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku për vendimet që, sipas saj, prekin banorët e Durrësit.
Qytetarja tha se do të vijojë të protestojë për mbrojtjen e shtëpive dhe të drejtave të komunitetit të saj.
E moshuara: Jemi një popull aq i dashur, aq i respektuar, por ky maskarai nuk i pëlqen. Na bën të verbër dhe të shurdhër. Ne jemi njerëzit tamam për këtë vend, që duam të rinjtë, edhe ky na përzë. Çfarë bëri Edi Rama dhe Belinda Balluku në Durrës? Më 24 gusht, të dashur miq, se ndoshta shumica nuk e dini, ne kemi 11 muaj në protestë. Jemi përleshur me policinë, na kanë futur brenda edhe s'kemi frikë! Më datën 24 gusht, Belinda Balluku bashkë me kryetaren Emiriana Sako kanë firmosur një VKM për të hequr shtëpitë e vjetra durrsake dhe për të bërë lulishte. Kurse doli që s'kishte lulishte, i betonizuan me mafien e Sakos, me mafien e madhe! Që ta dijë ajo Emiriana Sako që ka bërë firmën, o të heqë atë VKM-në, o ne do t'i shkojmë edhe në shtëpi! Projekti i saj do të eliminohet se s'bën, është projekt i atij të dytit, projekt amerikan i Sorosit!
Një ditë të bukur na vjen një letër në shtëpi: "Dilni nga shtëpia me dëshirë!" A del njeri nga shtëpia me dëshirë?
Kush është kjo e marrë? Kjo e shëmtuar e dreqit, tradhtare e kombit, e ka bërë naftën me Shqipërinë dhe po ndan llokmat!
Të harrojë Edi Rama dhe Belinda Balluku që do të na nxjerrin një ditë nga shtëpia! Të harrojnë! Ne jemi popull, duam drejtësi, duam rininë në Shqipëri. Këto po bëjnë këtë plan që po i largojnë shqiptarët. Shqiptarët kudo që të jenë, vendin e vet nuk e tradhtojnë! A jemi shqiptarë?
A duam rininë në Shqipëri?
A do e heqim ne Ramën?
Gjithë farën e keqe?
Po njerëzit, t'i themi një fjalë të urtë popullore ne, vjen edhe ngopet, po këto s'u ngopën asnjëherë! Çfarë i duan? E ka bërë shtëpinë bunker, se s'ja mban kurrizi, del me 1 mijë badigarda. Të ecin në këmbë po patën këllqe, ta dinë që populli nuk i do më. Të binden dhe mos harrojnë, kanë sorra dhe korba, po sorrë dhe korbë ka ajo e ministrisë, zëvendësministrja.
E para Belinda Balluku! Ajo në burg! Ajo ka firmosur për gjithë Durrësin dhe për Shqipërinë, edhe për portin, edhe për Vlorën! Ajo është hajdutja ekstreme! Këtij i duket habi se thotë, u lodh ky popull dhe një ditë thotë do pushojë. Jo! Do ndizemi edhe më keq! Për të drejtat tona, për fëmijët tanë, unë kam 7 nipër e mbesa dhe asnjërit s'i lejoj në emigrim. I dua këtu! Sot jam 73 vjeç, në vend të gëzoj nipër e mbesa, më shqetëson ky maskara. Do të më marrë shtëpinë me dokumenta me të tëra në mes të Durrësit, më jep 47 milionë lekë të vjetra, kurse shteti, ekspertiza, ma ka nxjerrë 420 mijë euro! Hajdut! Edhe fëlliqësirë, ti kryetarja e bashkisë, të të vijë turp që rri aty. Dorëhiqu, ik e zhduku! Unë si qytetare nuk e lëshoj, dhe si unë janë shumë durrsakë. Po flas në emër të durrsakëve, të lagjes së vjetër të Durrësit, ky don t'i fshijë, nuk do shtëpi të vjetra t'i restaurojë! Është maniak, do vila me lekë, ua jep bandave! Ua jep hajdutëve, drogagjinjve! Kush e lë këtë moj? Kush e lë? Edhe gjithë Durrësi nuk e lë! Prandaj ju bëj thirrje i madh e i vogël, unë vij nga Durrësi me këtë moshë, po të vijë i madh e i vogël, mos rrini nëpër lokale! Sepse ato o janë bija dhe nipa të këtyre këtu, se nuk ka mundësi, ose s'kanë gjak në deje, kanë helm! Ne kemi gjak! Gjak shqiptari që e duam shumë njëri-tjetrin, ama Ramën nuk e duam! Rama ik! Belinda ik!
Rama ik, Belinda ik, ik!
Se Belinda ka vjedhur të gjithë Shqipërinë! Ju përshëndes, ju dua! Rroftë Shqipëria e re, me rininë tonë të mrekullueshme!