E konfirmon presidenti i klubit turk: Manaj qëndron, sepse do të bëhet baba

E ardhmja e Rei Manajt vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Turqi, teksa Sivaspor po përgatitet për zgjedhjet e reja presidenciale dhe drejtuesit aktualë po kërkojnë të bindin për vazhdimin e projektit të tyre. P

residenti aktual i klubit, Burak Ozçoban, synon të vijojë në detyrë dhe një nga pikat kryesore të fushatës së tij është mbajtja e sulmuesit shqiptar në skuadër.

Manaj pritej të largohej gjatë kësaj vere, pasi Sivaspor nuk arriti të rikthehej në elitën e futbollit turk.

Megjithatë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka nisur përgatitjet me ekipin e kategorisë së dytë, ndërsa Ozçoban ka zbuluar një arsye të veçantë që, sipas tij, ka ndikuar në vendimin e lojtarit për të qëndruar për momentin në Sivas.

“Rei Manaj pret të bëhet baba pas tre muajsh. Ai dëshiron që fëmija i tij të lindë në Sivas”, tha Ozçoban, i cili insiston se kjo është për shkak të lidhjes së fortë që sulmuesi i Kombëtares ka krijuar me Sivas.

Në këtë mënyrë, drejtuesi i Sivasporit thekson edhe një herë dëshirën e klubit për të mbajtur Manajn, i cili ka tërhequr interesin e disa skuadrave të Superligës turke.

Pavarësisht ofertave të marra, kjo deklaratë mund të shpjegojë arsyen pse sulmuesi shqiptar nuk ka vendosur ende për një lëvizje të re në karrierë.

Pak ditë më parë, u raportua se Manaj ishte pranë kalimit te Kajserispori edhe pse duket se nuk ka asgjë konkrete mes palëve.