Protesta e 43-të/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen
MIjëra qytetarë nga Tirana dhe zona të tjera të vendit u mblodhën edhe këtë të dielë në Sheshin "Skënderbej" në protestën e 43-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Gjatë tubimit, pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar qeverinë për korrupsion, keqqeverisje dhe përkeqësim të kushteve të jetesës.
Protestat do të vijojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.