Në mbështetje të protestës në Tiranë, qytetarët në Korçë kërkojnë largimin e Edi Ramës
Qytetarë në Korçë vijojnë të mblidhen çdo pasdite në orën 19:00 në shenjë proteste ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke shprehur solidaritet me protestën që zhvillohet në Tiranë prej 43 ditësh.
Tubimet në Korçë shoqërohen me thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa pjesëmarrësit deklarojnë se do të vijojnë të protestojnë për t’iu bashkuar kërkesave të ngritura edhe në kryeqytet.