FIFA veçon ‘magjinë’ e Julian Alvarez në listën e golave më të bukur të kohës shtesë në Kupat e Botës

Goli spektakolar i Julian Alvarez ndaj Zvicrës në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 ka marrë vlerësim të veçantë nga FIFA.

Organizmi më i lartë i futbollit ka publikuar një përmbledhje me golat më të bukur të shënuar në kohën shtesë në historinë e Botërorit, ku ka përfshirë edhe realizimin e sulmuesit argjentinas.

Alvarez realizoi një gol të jashtëzakonshëm në minutat shtesë të sfidës ndaj Zvicrës, duke i hapur rrugën fitores 3-1 të Argjentinës dhe kualifikimit në gjysmëfinale të turneut.

Në listën e FIFA-s bëjnë pjesë edhe emra legjendarë të futbollit botëror, si Neymar dhe Roger Milla, të cilët kanë lënë gjurmë me golat e tyre vendimtarë në kohën shtesë të ndeshjeve të Kupës së Botës.

VIDEO

https://www.fifa.com/en/watch/Oz4f7G6hzcSrmEvN7foGa

Përfshirja e Alvarez në këtë përzgjedhje është një tjetër dëshmi e ndikimit që ka pasur sulmuesi argjentinas në Botërorin 2026, ku ai ka qenë një nga protagonistët kryesorë të skuadrës së Lionel Scalonit.

Argjentina tashmë është në gjysmëfinale dhe do të synojë të vazhdojë rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit botëror, ndërsa goli i Alvarez pritet të mbetet një nga momentet më të bukura të këtij edicioni.