Tatimet: Mbyllet faza e parë e paqes fiskale me 19 marrëveshje

Drejtoria e Tatimeve ka dhënë informacion mbi ecurinë e procesit të paqes fiskale. Sipas një njoftimi zyrtar, Paqja Fiskale solli : 62 aplikime dhe 19 marrëveshje të konkluduara. Tatimet theksuan se periudha e parë e aplikimeve u mbyll me sukses, pa u evidentuar asnjë rast i pastrimit të parave.

Paqja Fiskale mbetet një mundësi për formalizim vullnetar të bizneseve, duke eliminuar kontrollet tatimore në terren dhe duke ofruar një normë tatimi stimuluese prej 5%.

Aplikimet do të rihapen në periudhat 1–15 Prill 2027 dhe 1–15 Prill 2028.

Tatimet u bējnë thirrje bizneseve të përfitojnë nga kjo mundesi për të formalizuar biznesin tuaj, në funksion të një tregu të drejtë dhe transparent që synon mbrojtjen e konsumatorëve, konkurrencën e ndershme dhe integrimin me standardet e Bashkimit Europian./ Monitor/