Dhunuan 17-vjeçaren dhe e filmuan/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për tre adoleshentet
Gjykata e Fierit ka vendosur përfundimisht masat e sigurisë për tri të rejat e dyshuara për dhunimin brutal të një 17-vjeçareje, një ngjarje që tronditi opinionin publik dhe ndezi reagime të forta.
Mësohet se, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë duke vendosur 'arrest me burg' për 20-vjeçaren, 'arrest në shtëpi' për njërën nga 15-vjeçaret dhe 'shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik' për të miturën tjetër të dyshuar për dhunimin e 17-vjeçares.
Sipas autoriteteve gjyqësore, vendimet janë marrë duke vlerësuar me kujdes rrethanat e ngjarjes dhe profilin e secilës prej të dyshuarave. Hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve dhe dinamikës së këtij akti të dhunshëm vijojnë nga Prokuroria e Fierit.