PAMJET NGA VENDNGJARJA/ Vijojnë kërkimet për alpinistin 39 - vjeçar që humbi jretën në lumin Mat

Një 39-vjeçar ka humbur jetën në lumin Mat, në afërsi të urës së Vashës në Klos, pas një aksidenti gjatë një aktiviteti me litar.

Forcat e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për nxjerrjen e trupit nga uji.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur i riu Erkin Lika. ishte duke kryer ngjitje me litar në zonën e  Urës së Vashës dhe dyshohet se është rrëzuar duke përfunduar në lumin Mat.

39 vjeçari bente pjesë në grupin e kërkim shpëtimit për rastet e shpetimit nga aksidentet. Ai ishte alpinist dhe ka qenë bashkë me grupin duke bërë stërvitje.

Dhe teksa ka qenë duke u bërë foto grupit ka rrëshkitur nga shkëmbi, në faqen shkëmbore të urës së Vashës.

Në vendngjarje kanë ardhur edhe grupi i forcave te kerkim shpetimit malor të Kosovës. Terreni i vështirë me guva shkëmbore jua vështirëson gjetjen e trupit.