VIDEO/ Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula në Bërxullë të Vorës, ku dyshohet se autori ka vepruar i vetëm.

Sipas burimeve hetimore, nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë rezulton se personi që dyshohet se ka qëlluar ndaj viktimës ka lëvizur me automjet pas ngjarjes.

Edmond Sula, 50 vjeç, dyshohet se është ekzekutuar teksa po shkonte drejt banesës së tij, pas mesnatës. Mësohet se ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, dyshohet snajper ose armë tjetër me dylbi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e motivit të kësaj ngjarjeje kriminale. Deri në këto momente nuk është bërë ende i mundur identifikimi i autorit, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë që mund të ndihmojnë hetimet.

Policia ka vijuar kontrollet në zonë me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor është kthyer mëngjesin e së dielës sërish në vend ngjarje siç duke ne videon e sigurura nga SYRI tv.