Këpucëputhësi Rama e mbylli meselenë 'West' më zi se të tjerat
Nga Petrit Vasili
West iku, Rama mbeti, protesta vazhdon!
Kanye West këndoi, Rama shpenzoi, halli mbeti.
I humburi është vetëm Rama në çdo rast.
Futi duart te paratë e taksave të shqiptarëve me shumë halle, i doli boja para gjithë botës dhe ftoi West, një nga të vetmit artistë që ka simpati për nazizmin.
Për faqe të zezë, çoi të gjithë punonjësit e shtetit në koncert, si dikur Partia e Punës që nxirrte njerëzit të mbushnin rrugët për Hrushovin. Ky madje edhe më keq, sepse i detyroi të blinin biletat me zor, edhe pse nuk e pëlqejnë dhe nuk e durojnë dot muzikën dhe huqet naziskine të West.
West iku sepse paratë i mori. Ia doli të gjente një kryeministër provincial, të budallepsur dhe demode, si komunistët me pantallona terital dhe kasketë bolshevike, që e priti duke iu lëpirë.
Ndërsa shqiptarët panë përsëri një kryeministër që kërcënon dhe ngrefoset si gjeli mbi pleh me qytetarët e vet, ndërsa i puth këpucët e Kanye West.
Në fund të fundit, hallin që e ka zënë për fyti Rama s'e zgjidhi dot, sepse protesta vazhdon.
Protesta vazhdon, sepse hallet janë më keq se një ditë më parë dhe qindra dëshmi të qytetarëve në shesh tregojnë se sa shumë ka plaçkitur Rama dhe batakçinjtë e tij këtë vend.