Ngushtica e Hormuzit rikthen krizën SHBA–Iran, një anije goditet dhe pasojnë sulme ajrore amerikane
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar sërish pas një incidenti në Ngushticën e Hormuzit, ku një anije tregtare u godit gjatë lundrimit. Pas ngjarjes, ushtria amerikane ndërmori një valë të re sulmesh ajrore ndaj objektivave iraniane, ndërsa Teherani njoftoi për kundërpërgjigje me raketa.
Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), një anëtar i ekuipazhit të anijes kontejnerike M/V GFS Galaxy, me flamur qipriot, rezulton i zhdukur pas sulmit. Autoritetet britanike të sigurisë detare bënë të ditur se ekuipazhi u detyrua të braktiste anijen për shkak të zjarrit në bord dhe më pas u shpëtua.
Marina iraniane bëri të ditur se kishte qëlluar fillimisht me të shtëna paralajmëruese ndaj anijes, duke pretenduar se ajo kishte hyrë në një rrugë të paautorizuar dhe kishte çaktivizuar sistemin e identifikimit. Më pas, mediat iraniane raportuan se anija ishte goditur me një raketë lundrimi pasi nuk iu bind urdhrave të autoriteteve.
Pas incidentit, Shtetet e Bashkuara zhvilluan valën e tretë të sulmeve ajrore gjatë kësaj jave. Sipas CENTCOM, u goditën rreth 140 objektiva ushtarake iraniane me municione precize të lëshuara nga avionë luftarakë, dronë dhe mjete detare.
Objektivat përfshinin baza raketore, pozicione dronësh, kapacitete detare, depo municionesh, sisteme komunikimi dhe pajisje të mbikëqyrjes bregdetare.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se sulmet erdhën si përgjigje ndaj goditjes së anijes tregtare në Ngushticën e Hormuzit.
Nga ana tjetër, Garda Revolucionare iraniane njoftoi se kishte goditur një bazë ushtarake në Jordani, si edhe bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar me raketa balistike. Ajo raportoi gjithashtu për një sulm ndaj një anijeje të dytë në Ngushticën e Hormuzit dhe ndaj platformave mbështetëse të një aeroplanmbajtëseje amerikane në Oman.
Pretendimet e palëve për dëmet dhe objektivat e goditura nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.
At 7:15 p.m. ET today, U.S. Central Command forces began launching the third round of strikes this week against Iran after Islamic Revolutionary Guard Corps forces blatantly attacked M/V GFS Galaxy, a Cyprus-flagged container ship transiting the Strait of Hormuz. A civilian crew…
BREAKING 🔴
U.S. military:
"U.S. Central Command (CENTCOM) completed a third round of strikes this week against Iran, July 11, holding Iranian forces accountable for attacking another commercial ship in the Strait of Hormuz.
U.S. forces hit approximately 140 Iranian military… pic.twitter.com/ds6F4uahjF