Aksident në aksin Lushnjë–Berat/ Përplasen dy automjete, në spital e moshuara

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Lushnjë–Berat, në qendër të fshatit Fier-Shegan, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes ka mbetur e lënduar një e moshuar, e cila është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në momentin e aksidentit, në vendngjarje ndodheshin forca të ushtrisë, të cilat ndërhynë për të disiplinuar trafikun deri në mbërritjen e Policisë Rrugore.

Nga të dhënat e para mësohet se një automjet tip Benz ka përplasur nga pas një automjet tip Volkswagen.

Policia Rrugore ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.