Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë, Leonardo do të jetë këshilltar

federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka zyrtarizuar emërimin e Paolo Maldinit në postin e drejtorit teknik të përfaqësueses italiane. Ish-kapiteni legjendar i Milanit ka pranuar ofertën e presidentit të ri të FIGC-së, Giovanni Malagò, duke marrë një rol kyç në projektin e ri të futbollit italian.

Krahas Maldinit do të punojë një tjetër emër i madh i historisë së Milanit, Leonardo, i cili është emëruar në rolin e këshilltarit (Advisor).

Lajmi u konfirmua përmes një komunikate zyrtare të Federatës Italiane të Futbollit.

"Presidenti i FIGC-së, Giovanni Malagò, njofton me kënaqësi se Paolo Maldini ka pranuar detyrën e Drejtorit Teknik të Federatës. Paolo Maldini do ta ushtrojë këtë funksion së bashku me Leonardon, në cilësinë e këshilltarit. Gjithashtu, Giovanni Malagò do t'i besojë Maldinit edhe presidencën e Club Italia", thuhet në njoftimin e FIGC-së.

Emërimi i Maldinit konsiderohet një hap i rëndësishëm në rindërtimin e futbollit italian, me një nga figurat më të respektuara të sportit që rikthehet në një rol drejtues për t'i dhënë një drejtim të ri kombëtares dhe strukturave të federatës.