Qytetarët e Korçës sërish në shesh në ditën e 42-të të protestave, kërkojnë largimin e Ramës
Në ditën e 42-të të protestës qytetare, banorë të Korçës janë mbledhur sërish në sheshin e qytetit, duke iu bashkuar thirrjeve për ndryshim politik dhe kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë që në Tiranë është duke u zhvilluar protesta kombëtare, ku pjesëmarrës janë edhe shqiptarë nga diaspora, qytetarët e Korçës kanë vijuar protestën e tyre, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe duke kërkuar përgjegjësi politike.
Protestuesit në Korçë kanë përsëritur akuzat ndaj qeverisë për keqmenaxhim dhe mungesë transparence, ndërsa kanë deklaruar se do të vijojnë të dalin në protestë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Tubimet në qytete të ndryshme të vendit janë shoqëruar me thirrje për ndryshim dhe me kërkesën kryesore të protestuesve: largimin e kryeministrit Edi Rama nga drejtimi i qeverisë.