E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë i riu, e zunë poshtë drurët që po ngarkonte në kamion
Ndërron jetë një 36 vjeçar pasi ngarkonte trupa druri në një subjekt privat.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i riu ishte banues në Pogradec dhe punonte në një subjekt privat të liçensuar për prodhimin e drurit.
Viktima ka shkuar ditën e sotme për të ngarkuar trupa druri në zonën e fshatit Kurtesh të Kolonjës, ndërsa një trup druri i është shkëputur duke e zënë poshtë.
36 vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Nga ana e grupit hetimor po kryhen veprimet lidhur me rastin.