Vizita në SHBA/ Berisha: Shpresoj nga vjeshta, do të vij me kënaqësi të madhe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, u shpreh se shpreson të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke nisur nga vjeshta.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një mbështetës në SHBA, Berisha tha se do të udhëtojë me kënaqësi nëse do të ketë një aktivitet ndërkombëtar ose kombëtar.

FJALA E BERISHËS:

Dritan Haxhia: Përshëndetje Doktor, kur do të na vish në Amerikë?

Sali Berisha: Shumë faleminderit Dritan për pyetjen dhe ftesën. Unë do vij në Amerikë, mendoj në ndonjë rast, shpresoj nga vjeshta, po të ketë ndonjë aktivitet ndërkombëtar ose kombëtar domethënë, do vij me kënaqësi të madhe.