Lezhë/ 71-vjeçari rrëzohet në mal teksa ruante bagëtitë, dërgohet për trajtim në spital

Një i moshuar është dëmtuar teksa ruante bagëtitë në një zonë malore mbi Kalanë e Lezhës.

71-vjeçari, i cili dyshohet se u rrëzua dhe pësoi dëmtime që i pamundësuan lëvizjen.

Ai u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore i Spitalit Rajonal të Lezhës i shkuan në ndihmë një të moshuari të dëmtuar në zonë malore.

Pas marrjes së njoftimit se një i moshuar ishte dëmtuar në një zonë malore, mbi Kalanë e Lezhës, shërbimet e Policisë së Lezhës, në bashkëpunim me ekipin e urgjencës mjekësore të Spitalit Rajonal të Lezhës, kanë reaguar menjëherë.

Shtetasi, i cili ishte duke ruajtur bagëtitë në mal, dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime, duke e pasur të pamundur lëvizjen.

Me mbërritjen në vendngjarje, shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore i Spitalit Rajonal të Lezhës bënë të mundur transportimin e tij në Spitalin Rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Më pas, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe nevojës për trajtim më të specializuar, 71-vjeçari u transportua në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Policia e Lezhës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe i fton ata që, për çdo problematikë apo situatë emergjente, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.